Skip to content

Pathway:Ballina
Më 6.6.2012 u realizua tryezë e rrumbullakët në kuadër të projektit “Arsimi për zhvillim t

6.6.2012 u realizua tryezë e rrumbullakët në kuadër të projektit “Arsimi për zhvillim të qëndrueshëm në turizëm”  i financuar nga Ministria austriake e Arsimit, Artit dhe Kulturës, ndërsa i zbatuar nga KulturKontakt Austri.

Në këtë eveniment u prezantua programi mësimor për orët e lira: Zhvillimi i qëndrueshëm në turizëm nga drejtimi i turizmit dhe hotelerisë. 

Lexoni përmbajtjen...
 
Gjatë periudhës 28-30.5.2012 delegacioni i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Arsim

Gjatë periudhës  28-30.5.2012 delegacioni i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendrës për Arsimin e të Rriturve realizuan vizitë studimore në Austri.

Vizita u realizua në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim me Republikën e Austrisë në fushën e arsimit. Në takimet e realizuara me përfaqësuesit e disa institucioneve nga Austria  përfaqësuesit nga Maqedonia u njoftuan me risitë e sistemit arsimor në Austri. 

Lexoni përmbajtjen...
 
U mbajt mbledhja e pestë e rrjetit rajonal për arsim dhe trajnim profesional në Evropën Juglindo

U mbajt mbledhja e pestë e rrjetit rajonal për arsim dhe trajnim profesional në Evropën Juglindore

Më 4 dhe 5 qershor të vitit 2012 në Milloçer, Mal të Zi u mbajt mbledhja e pestë e Rrjetit rajonal për arsim dhe trajnim profesional për Evropën Juglindore. Maqedonia së bashku me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Moldavinë, Rumaninë dhe Malin e Zi janë vendet e këtij rrjeti. Në këtë mbledhje në cilësinë e mbikëqyrësit morën pjesë edhe Kosova, Sllovenia dhe Kroacia.

Tema e kësaj mbledhje ishte Përforcimi i politikave për arsim dhe trajnim profesional nëpërmjet shkëmbimit të përvojave për partneritet social” ndërmjet vendeve të BE-së dhe vendeve të Evropës Juglindore.

Lexoni përmbajtjen...
 
31.05.2012, Shpallje publike për aplikime

USAID paraqet shënim për kërkesë të hapur për aplikacione për projektin Përkrahje të sistemit për zhvillim karierik dhe profesional të mësimdhënesve. Për më tepër detaje lexoni këtu:

http://macedonia.usaid.gov/Documents/grants/Advance%20Notice%20for%20TCPD%2005%2025%202012%20Final_Clear.pdf 

 
Promovimi i Standardeve të Profesioneve për shkollat e mesme profesionale

Më 10 Мај 2012, e enjte, me fillim në ora 12, në Sallën e Biznesit në Panairin e Shkupit, Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim ishte nikoqir në promovimin e Standardeve të para të Profesioneve të përgatitura në Republikën e Maqedonisë.

Standardet e Profesioneve u përpiluan në kuadër të Twining projektit “Përkrahje për modernizimin e sistemit të arsimit dhe trajnimit” i financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa i zbatuar nga Qendra për Arsim profesional dhe Trajnim në Republikën e Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin slloven për Arsim Profesional dhe Trajnim, dhe me përkrahjen e madhe të projektit të USAID-it për përmirësimin e punës institucionale (World Learning) dhe projektin e Këshillit Britanik “Shkathtësitë për punësim”

Lexoni përmbajtjen...
 
Kumtesë – 12.12.2011
Të nderuar,
 
Ju informojmë se Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim – Shkup, nga 12.12.2011 është shpërngulur në hapësirat e reja të punës, në ndërtesën e RTVM-së (Radio Televizioni i Maqedonisë) në katin e dytë.
 
Adresa e re e Qendrës është: Bul. Goce Dellcev Nr. 8, 1000 Shkup, fax pos. 290.
 
Twining projekt - IPA Komponenti IV "Zhvillimi i resurseve njerеzore"
eu.jpg                                          sl.jpg                                   

mk.jpg

 Arsimi profesional në procesin aktiv të modernizimit 

03.11.2011-Lansimi i projektit “Përkrahje të modernizimit të sistemit për arsim dhe trajnim” (MK/07/IB/SO/03)

Procesi aktiv i modernizimit të sistemit për arsim profesional dhe trajnim nëpërmjet Instrumentit për ndihmë para-qasjes filloi në vend.

Duke pasur parasysh se programet për arsim profesional dhe trajnim janë të vjetruara dhe nuk përputhen me nevojat e tregut të punës,  është brengose shkalla e lartë e papunësisë ndërmjet maturantëve në shkollat mesme dhe periudhat e gjata të pritjes për punë. Projekti “Përkrahje të modernizimit të sistemit për arsim dhe trajnim” do të zbatohet gjatë 20 muajve të ardhshëm me qëllim të reformimit të sistemeve arsimore profesionale dyvjeçare dhe trevjeçare në vend sipas nevojave të tregut të punës, ky projekt ambicioz do të fokusohet në përpilimin e standardeve për kualifikim profesional për arsimin profesional dyvjeçar dhe trevjeçar, reformat e programeve mësimore për arsimin profesional dyvjeçar dhe trevjeçar në pajtim me nevojat e tregut të punës si dhe trajnim për trajnuesit në arsimin profesional dyvjeçar dhe trevjeçar.

Lexoni përmbajtjen...
 
Tryezë e rrumbullakët donatore, 26.01.2011

 Më 26/01/2011 në ora 10:00, në hapësirat e Odës ekonomike, u organizua tryezë e rrumbullakët për përcaktimin e prioriteteve në sistemin e arsimit dhe trajnimit profesional 2011-2020”
Tryeza e rrumbullakët u organizua nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra për Arsimin Profesional dhe Trajnim me mbështetjen e Këshillit për arsim  profesional dhe trajnimn dhe në prani të organizatave të shumta vendore dhe ndërkombëtare dhe institucioneve të ndryshme, ambasadave dhe organizatave joqeveritare.
Në këtë eveniment ishin të përfshira temat në vijim:

Lexoni përmbajtjen...
 
Nënshkruhet Protokolli për partneritetit social

Për herë të parë në Republikën e Maqedonisë u nënshkrua Protokoll për partneritet social në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional me qëllim që arsimi dhe trajnimi profesional t’iu përshtaten nevojave të punëdhënësve. Protokolli u nënshkrua më 15 tetor 2010, në ora 10:00, në hotel “Alexandër Palace”

Qëllimi kryesor i Protokollit është që arsimi dhe trajnimi profesional t’i mundësojë fuqisë punëtore aktuale dhe të ardhshme të fitojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme në tregun e punës, me çka:
- do të zvogëlohet shkalla e papunësisë,
- do të rritet konkurrenca ndërkombëtare e fuqisë punëtore, dhe
-  do të sigurohet cilësia e zbatimit të dispozitave të Ligjit për arsim të mesëm dhe Ligjit për arsim profesional dhe trajnim.

Lexoni përmbajtjen...
 
Strategjia për zhvillimin institucional të QAPT-it

U promovua Strategjia për Zhvillimin Institucional të Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim dhe Korniza për Zhvillimin e Partneritetit 

Më 29 shtator 2010, Qendra për Arsim Profesional dheTrajnim promovoi strategjinë e parë të saj pesëvjeçare Strategjia për zhvillim institucional.
Kjo strategji pasqyron mënyrën se si QAPT-i do të vazhdojë zhvillimin e një institucioni, i cili do të jetë shembull i praktikës së mirë në raport me punën dhe si një institucion i cili jep kontributin e vet të duhur në zhvillimin e arsimit dhe trajnimit profesional si bazë për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror të vendit. Dokumenti përcakton prioritetet më të larta dhe qasjen strategjike për periudhën 2010-2015.

Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 11 - 20 nga 23
www.yesnetwork.mk

R:SS

mk.gif MK
  en.gif EN
   
РМ
  eksterno1-baner1-4-csoo.jpg
strategija_al.jpg