Skip to content

Pathway:Ballina
11-17.11.2012, Vizitë në Republikën e Lituanisë Printoni E-mail

Në kuadër të projektit Institutional collaboration in VET for Integrate Europe, Leonardo Da Vinçi – mobilitete, aksioni Vetpro – profesionalë në arsimin dhe trajnimin profesional, Qendra e Arsimit Profesional dhe Trajnimit realizo një vizitë shtatëditore në Vilnius, Republikën e Lituanisë.

Këtë projekt, Qendra realizoi me përkrahjen e institucionit partner nga Lituania “Qendra e Zhvillimit të Kualifikimeve, Arsimit dhe Trajnimit Profesional”

Gjatë qëndrimit tonë u vizituan këto institucione:
  • “Qendra e Zhvillimit të Kualifikimeve, Arsimit dhe Trajnimit Profesional” – Vilnius;
  • Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Vilnius;
  • Ministria e Ekonomisë – Vilnius;
  • Qendra e Trajnimit për Përpunimin e Drurit dhe Prodhimin e Mobilieve – Kaunas;
  • Qendra e Trajnimit për Shërbime Personale – Kaunas;
  • Qendra e Arsimit Profesional dhe Hulumtimeve në Vytautas Magnus University – Kaunas;
  • Qendra e Ndërtimit për Trajnim – Vilnius;
  • Jeruzale – Qendra e Trajnimit për të Rritur– Vilnius;
  • Zirmunai - Qendra e Trajnimit për të Rritur– Vilnius;

Gjithashtu, me prezantimet e tyre, përgjegjësitë në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional i paraqitën Odat Ekonomike, ato të Industrisë dhe Zejtarisë nga Vilniusi, si dhe Qendra për Zhvillimin e Arsimit nga Vilnius.

Në kuadër të këtij projekti, Qendra u njoftua edhe me sistemin dhe organizimin e arsimit dhe trajnimit profesional në Republikën e Lituanisë, trendet e zhvillimit, strukturën e partneritetit social, projektet nga fusha e arsimit dhe trajnimit profesional, zhvillimin e standardeve dhe programeve, zhvillimin e karrierës së mësimdhënësve etj.

Me qëllim të një bashkëpunimi të vazhdueshëm, Qendra e Arsimit Profesional dhe Trajnimit nga Republika e Maqedonisë dhe Qendra e Zhvillimit të Kualifikimeve, Arsimit dhe Trajnimit Profesional nga Republika e Lituanisë nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi. 

imag0991.jpg
   
imag1027.jpg
 
imag1079.jpg
 
picture012.jpg

 

 
www.yesnetwork.mk

R:SS

mk.gif MK
  en.gif EN
   
РМ
  eksterno1-baner1-4-csoo.jpg
strategija_al.jpg