Skip to content

Pathway:Ballina
Kongresi i tretë ndërkombëtar, në Shangai, Republika e Kinës Printoni E-mail

Kongresi i tretë ndërkombëtar për arsim teknik-profesional dhe trajnim, si dhe transformimi i arsimit teknik-profesional dhe trajnimit:

Ndërtimi i shkathtësive të nevojshme për punë dhe jetë

Kongresi i tretë ndërkombëtar për arsim teknik-profesional dhe trajnim u mbajt në maj të vitit 2012, në Shangai, Republika e Kinës nën patronazhin e UNESKO-s. Në të njëjtin eveniment morën pjesë 800 përfaqësues nga 195 shtete që paraqet një gamë të gjerë të palëve të interesuara duke përfshirë ministra nga resorët e arsimit, politikës sociale, financave, si dhe organizata ndërkombëtare, sektori privat, sindikatat, universitete, shoqata qytetarësh etj.

Fokusi kryesor në kongres ishte: se si të transformohet dhe zgjerohet arsimi profesional me qëllim që t’iu sigurojë të rinjve dhe të rriturve të zhvillojnë shkathtësi të nevojshme për punë dhe jetë, në kushte të ndryshimeve të mëdha në tregun e punës dhe papunësisë, nevoja për mbindërtimin e shkathtësive, shkathtësive të reja dhe vendeve të reja pune, ndryshimeve demografike etj. Kongresi siguroi një platformë për shkëmbim të përvojave, praktikave të mira dhe ideve inovative për transformimin e sistemit të arsimit profesional dhe trajnimit. Pjesëmarrësit reflektuan natyrën shumëdimensionale të sfidave për reformimin e arsimit profesional dhe trajnimit në kushte kur shkathtësitë dhe punësimi janë një nga politikat primare me të cilat ballafaqohen vendet e botës.

Kina, si nikoqir ka arritur rezultate të lakmueshme në modernizimin e arsimit profesional. Një nga karakteristikat kryesore e arsimit profesional në Kinë është vendosja e një partneriteti të fuqishëm ndërmjet shkollave profesionale dhe sektorit të biznesit.

Rekomandimet që dolën nga Kongresi i tretë ndërkombëtar i arsimit teknik-profesional dhe trajnimit, si dhe transformimi i arsimit teknik-profesional dhe trajnimi: Ndërtimi i shkathtësive të nevojshme për punë dhe jetë janë: përforcimi i rëndësisë së arsimit profesional dhe trajnimit, zgjerimi i qasjes dhe përmirësimi i cilësisë, adaptimi i kualifikimeve dhe zhvillimi i mëtejmë për progres dhe mobilitet, përmirësimi i bazës së të dhënave duke u bazuar në prova, përforcimi i partneritetit, rritja e investimeve dhe diversifikimi i financimit, potencimi i rolit të arsimin profesional në promovimin e prosperitetit ekonomik dhe kohezionit social.

 
www.yesnetwork.mk

R:SS

mk.gif MK
  en.gif EN
   
РМ
  eksterno1-baner1-4-csoo.jpg
strategija_al.jpg