Skip to content

Pathway:Ballina
Tryezë e rrumbullakët donatore, 26.01.2011 Printoni E-mail

 Më 26/01/2011 në ora 10:00, në hapësirat e Odës ekonomike, u organizua tryezë e rrumbullakët për përcaktimin e prioriteteve në sistemin e arsimit dhe trajnimit profesional 2011-2020”
Tryeza e rrumbullakët u organizua nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra për Arsimin Profesional dhe Trajnim me mbështetjen e Këshillit për arsim  profesional dhe trajnimn dhe në prani të organizatave të shumta vendore dhe ndërkombëtare dhe institucioneve të ndryshme, ambasadave dhe organizatave joqeveritare.
Në këtë eveniment ishin të përfshira temat në vijim:

- Forcimi institucional dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore të Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim, si bazë për qëndrueshmëri dheproduktivitetit;
- ndërtimi i një sistemi për sigurimin e cilësisë në sistemin për arsim dhe trajnim profesional, me theks të veçantë për nevojat e tregut të punës dhe zhvillimin e standardeve të përshtatshme të profesioneve dhe standardeve të kualifikimeve  profesionale;
- forcimi i revizionit dhe zhvillimi i plan-programeve arsimore sipas drejtimeve dhe profileve në të gjitha nivelet e arsimit profesional, dhe
- ndërtimi i mekanizmave për forcimin e bashkëpunimit në mes Qendrës, shkollave, universiteteve dhe sektorit të biznesit.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte hulumtimi i "praktikave më të mira" ndërkombëtare, rajonale dhe nacionale për të arritur një arsim dhe trajnim profesional cilësor,  të adaptueshëm dhe modern, si dhe gjetja eorientimeve të nevojshme për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, ndërtimin e politikave arsimore me një fokus të bashkëpunimit të ngushtëmidis gjitha aspekteve të progresit shoqëror duke siguruar arsim cilësor profesional, si një parakusht, për rritur normën e punësimit tektë rinjtë.

Si rezultat i kësaj tryeze të rrumbullakët u nxorën konkluzione dhe rekomandime të mirëfillta të përfshira në raport, të cilat gjithashtu janë të mbështetura nga partnerët e ndryshëm të vendit  dhe ndërkombëtarë, si dhe palët e interesuara.

 

 
www.yesnetwork.mk

R:SS

mk.gif MK
  en.gif EN
   
РМ
  eksterno1-baner1-4-csoo.jpg
strategija_al.jpg