Skip to content

Pathway:Ballina
Nënshkruhet Protokolli për partneritetit social Printoni E-mail

Për herë të parë në Republikën e Maqedonisë u nënshkrua Protokoll për partneritet social në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional me qëllim që arsimi dhe trajnimi profesional t’iu përshtaten nevojave të punëdhënësve. Protokolli u nënshkrua më 15 tetor 2010, në ora 10:00, në hotel “Alexandër Palace”

Qëllimi kryesor i Protokollit është që arsimi dhe trajnimi profesional t’i mundësojë fuqisë punëtore aktuale dhe të ardhshme të fitojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme në tregun e punës, me çka:
- do të zvogëlohet shkalla e papunësisë,
- do të rritet konkurrenca ndërkombëtare e fuqisë punëtore, dhe
-  do të sigurohet cilësia e zbatimit të dispozitave të Ligjit për arsim të mesëm dhe Ligjit për arsim profesional dhe trajnim.

 Ky Protokoll paraqet bazë për një bashkëpunim afatgjatë strategjik që do të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Dokumentin, zyrtarisht e nënshkruan  përfaqësuesit e Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL)  dhe partnerët social që përfaqësojnë punëdhënësit dhe punëtorët.
Në të njëjtën ngjarje u nënshkrua edhe Memorandumi për Mirëkuptim ndërmjet  Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim dhe partnerëve social. Në memorandume definohen, mbështetja e Protokollit, fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe rezultatet e pritura.
Protokolli për partneritet social është përgatitur në kuadër të projektit të British Council – “Aftësi për punësim ".

 

 
www.yesnetwork.mk

R:SS

mk.gif MK
  en.gif EN
   
РМ
  eksterno1-baner1-4-csoo.jpg
strategija_al.jpg