Skip to content

Pathway:Ballina
Strategjia për zhvillimin institucional të QAPT-it Printoni E-mail

U promovua Strategjia për Zhvillimin Institucional të Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim dhe Korniza për Zhvillimin e Partneritetit 

Më 29 shtator 2010, Qendra për Arsim Profesional dheTrajnim promovoi strategjinë e parë të saj pesëvjeçare Strategjia për zhvillim institucional.
Kjo strategji pasqyron mënyrën se si QAPT-i do të vazhdojë zhvillimin e një institucioni, i cili do të jetë shembull i praktikës së mirë në raport me punën dhe si një institucion i cili jep kontributin e vet të duhur në zhvillimin e arsimit dhe trajnimit profesional si bazë për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror të vendit. Dokumenti përcakton prioritetet më të larta dhe qasjen strategjike për periudhën 2010-2015.

Në këtë ngjarje është promovuar edhe Korniza për zhvillimin e partneritetit, e përgatitur nga QAPT-i. Ky dokument paraqet përpjekje për të siguruar një bazë për zhvillimin e punës së partneritetit të Qendrës për Arsimin Profesional dhe Trajnim në Republikën e Maqedonisë për të dhënë një pasqyrë dhe për të siguruar një mirëkuptim nga elementet kryesore, të cilat përbëjnë bazën për zhvillimin e punës së partneritetit.

Koncepti i punës së partneritetit është parim kryesor i Bashhkimit Evropian drejt zhvillimit të arsimit dhe trajnimit profesional dhe ështënjë element i rëndësishëm në dokumentet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Dokumentet janë përgatitur në kuadër të Programit të USAID-it për zhvillim të resurseve njerëzore dhe institucionale, i zbatuar nga World Learning.
 
www.yesnetwork.mk

R:SS

mk.gif MK
  en.gif EN
   
РМ
  eksterno1-baner1-4-csoo.jpg
strategija_al.jpg